E rëndë në Tiranë, 55 vjeçari bie nga ndërtesa ku po punonte dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 55-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima, i identifikuar si Sinan Baci, është rrëzuar nga lartësia, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në zonën e Kodrës së Diellit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.