E rëndë në Prishtinë, gjendet i pajetë shqiptari në bodrumin e një pallati

Një person nga Shqipëria është gjetur pa shenja jete një ditë më parë në Prishtinë. Siç bën me dije policia e Kosovës, viktima i paidentifikuar ende është gjetur i vdekur në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese.

Ndërkohë trupi i pajetë i tij është dërguar për ekspertim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.