E rëndë në Kosovë, mësuesi filmohet duke puthur në buzë nxënësen

Një rast i rëndë abuzimi seksual ndaj një të miture ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. Një mësues i identifikuar me emrin Valentin Selmanaj është filmuar duke puthur në buzë një nxënëse të klasës së shtatë. Ngjarja ka ndodhur të premten dhe është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës nga një tjetër nxënës.

Mësuesi ka biseduar për pak çaste me nxënësen dhe më pas e ka puthur në buzë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se pas ka identifikuar personin në fjalë. Ai është ndaluar nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

https://www.youtube.com/shorts/wwckMTtXpKw?feature=share