Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në plazhin e Bashtovës në Kavajë. Babai me dy djemtë e tij të mitur, me mbiemër Halilaj, u mbytën në det. Policia është ende duke hetuar ngjarjen por dëshmitarët flasin se shkak janë bërë dallgët e mëdha ndërsa babai dhe njëri prej djemve shkuan në ndihmë të më të voglit për të mos dalë më nga deti.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes