Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan ku dy burra akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 31-vjeçar, me aftësi të kufizuara.
Ka qenë e ema e këtij të fundit që ka bërë denoncimin në polici, e cila ka kallëzuar shtetasit B. J. dhe R. B, pasi kanë përdhunuar djalin e saj.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më datë 4 prill. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njofton policia.