Tre tentativa vetëvrasjesh janë regjistruar brenda një dite në qytetin e Elbasanit. Një 61 vjeçar ka konsumuar mbidozë të ilaçeve, një 69 vjeçar në gjendje të rënduar psikoligjike ka konsumuar pesticide. Ndërkohë një 27 vjeçar ka konsumuar fotoksinë. Të tre janë shtruar në spitalin e Elbasanit dhe janë nën kujdesin e mjekëve, siç njofton policia.
“Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Elbasanit, janë paraqitur:
-shtetasja S. A., 61 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve;
-shtetasi K. Sh., 69 vjeç, banues në fshatin Gjinar, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar pesticide;
-shtetasi B. T., 27 vjeç, banues në Belsh, i cili dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë”.
Të tre qytetarët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, ndërkaq grupe të posaçme hetimore janë ngritur për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.