Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku një punëtor ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej.
Raportohet se 66- vjeçari Ramadan Hatia mbërriti me shenja jetë në spital, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
‘Berat/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi Ramadan Hatia, 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital”- njoftoi policia.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.