Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 28 vjeçar ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Bëhet me dije se A. F., 28 vjeç, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ku ishte duke punuar në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
“Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.