Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëne sotme në Durrës, ku një 25 vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një pallati dhe ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se A. Th., 25 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/Paraditen e sotme, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i një pallati, shtetasi A. Th., 25 vjeç (sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor). Si pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.