E RËNDË/ 25 vjeçari në Tiranë abuzon seksualisht me 11 vjeçaren

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Tiranë, pasi Policia bën me dije se ka arrestuar një 25 vjeçar i cili dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një 11 vjeçare.

Në njoftim bëhet me dije se R.H, ka ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëjetueses së tij, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.