E përplasën dy makina teksa kalonte rrugën, vdes në spital bariu në Vlorë

75-vjeçari Naun Kaçani, i cili u aksidentua sot në autostradën Vlorë-Fier, ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

75-vjeçari mori dëmtime në kokë dhe fraktura në legen, që rezultuan fatale për të duke i marrë jetën.

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e sotme ku dy makina u përplasën me njëra tjetrën dhe më pas goditën bariun që ishte duke kaluar rrugën me bagëtitë e tij.

Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë disa orë pas aksidentit.