Një 74 vjeçare nga Gjirokastra ka denoncuar në polici një burrë, për shkak se ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht në shtëpinë e saj.
Policia bën me dije se është proceduar penalisht 43 vjeçari A.H, banues në Gjirokastër, për ngacmim seksual ndaj të moshuarës.
“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.