E FORTË/ Ish-politikani në arrati ka kërcënuar Altin Dumanin: Unë i kam 50 milionë euro, po ti kur të mbarosh mandatin…

Deputeti demonrat Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku tha se një politikan në arrati ka kërcënuar kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Ai tha se ky politikan i ka dërguar mesazh Dumanit duke i thënë: “Unë i kam 50 milionë euro, po ti çfarë do kesh kur të mbarosh mandati ?”

Sula nuk dha një emër konkret, teksa në studio u diskutua nëse ky politikan mund të ishte ish-deputeti Arben Ndoka, i shpallur në kërkim nga SPAK.

Kujtojmë se Altin Dumani edhe në raportimin e fundit në Komisionin e Ligjeve deklaroi se ka patur raste të kërcënimit të prokurorëve, por pa dhënë shembuj.