Është zbardhur dëshmia e portugezit Ruben Saraiva, i cili dyshohet se është personi që ekzekutoi Ardian Nikulajn në biznesin e tij, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin.
Ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, duke thënë se ka qenë për pushime në Shqipëri.
Saraiva u mor sot në pyetje për disa orë në komisariatin e Lezhës nga Krimet e Rënda. Ai u ekstradua nga Maroku dy javë më parë, pasi ishte arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare.
Ai u arrestua sapo mbërriti në Marok, teksa u zbardh edhe itinerari i lëvizjeve të tij pas ngjarjes.
Fillimisht kaloi doganën e Kapshticës drejt Greqisë, udhëtoi drejt ishullit të Rodosit, më pas në Maltë dhe me objektiv Marokun, ku jetojnë edhe famijarë të tij.
Për vrasjen e Ardian Nikualjt janë arrestuar edhe pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia që është porositësi, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi për në Shqipëri.