Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur 4 vitet e fundit, arrestohet 48 vjeçari në Kavajë

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Kavajë, ku një 48-vjeçar është arrestuar pasi ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Ka qenë 15 vjeçarja, e cila ka bërë denoncimin në polici, ku ka thënë se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Njoftimi: 

Kavajë/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.