Dy të mitur aksidentohen me motoçikletë në Shkodër, njëri humb jetën, tjetri në gjendje kritike

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Shkodrës.

Një 16-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte edhe një 14-vjeçar tjetër, i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit