Dy shqiptarë të moshës 63 dhe 67 vjeç janë arrestuar nga autoritetet greke pasi akuzohen për spiunazh.
Shqiptarët u kapën në ambietet e zonës ushtarake në Bazën Detare Ushtarake në Salaminë.
Ata janë pikasur nga ushtarët e marinës ushtarake greke, të cilët i kanë dorëzuar në polici.
CNN grek shkruan se shqiptarët ishin të dehur në momentin e arrestimit por hetimet do të tregojnë nëse ata po spiunonin apo jo.