Dy automjete përplasen te “Shkalla e Tujanit”, vdes 29-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme te “Shkalla e Tujanit” në Tiranë.

Policia thotë se dy automjete janë përplasur dhe viktimë ka mbetur një 29-vjeçar. Po ashtu është dëmtuar edhe një tjetër, që ishte pasagjer në makinën që drejtonte 29-vjeçari.

“Rreth orës 16:55, automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç”. Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.