Droga në bazën e NATO-s, hetimet në Zall Herr mund të këpusin kupolën e Mbrotjes

Zbulimi i një parcele me 125 rrënjë kanabis brenda një baze ushtarake zbuloi degradimin e qeverisjes në Shqipëri. Por kjo ngjarje do marrë përmasa më të mëdha se sa lajmi i një aksioni rutinë të Policisë së Shtetit.

Por duket se hetimet do marrin një rrjedhë tjetër. Kultivimi i drogës ka qënë një ngjarje e paralajmëruar pasi siguria e bazës së Zall Herrit ka qënë e komprometuar. Ish ushtaraku i lartë shqiptar, Artur Meçollari ka bërë të ditur se një prej ushtarakëve të arrestuar, është shkarkuar nga siguria e bazës 4 vite më parë. Por ai çuditërisht ishte rikthyer sërish në detyrë. Detajet e para flasim për më shumë se ngelizhencë dhe se hetimet mund të shtrihen në kupolën e lartë të ministrisë se Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Baza ushtarake e Zall Herit nuk është si qindra bazat e tjera. Ajo është baza më e rëndësishme dhe me interesin më të madh të NATO-s. Aty kryhen stërvitjet më të mëdha ushtarake dhe mirëpriten misionet e huaja. Kultivimi i drogës brenda një baze ushtarake të NATO-s pritet të ketë implikime të tjera.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar disa vizita në bazë, më e rëdësishmja isha ajo kur mirëpriti Brigadën e Asistencës së Forcave të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane, teksa ata nisë rotacionin e tyre 6 mujor në bazën ushtarake në Zall Herr.

Por në bazën e Zall Herrit u zhvillua edhe stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”, dy vite më parë.

“Kjo shënon një hap të madh për Shqipërinë dhe demonstron besimin që planifikuesit e stërvitjes i kanë dhënë ushtrisë së saj”, u shpreh ambasadorja Kim në nisjen e stërvitjes.

Nga stërvitja e përbashkët e trupave amerikane dhe shqiptare në bazën e Zall Herrit, ndjekur nga ambasadorja Kim.