Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuaer kërkesën e bërë nga Drejtoresha e Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana për t’i kthyet telefonat dhe laptopët, që e sekuestruan në lidhje me hetimet e SPAK për AKSHI-n.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan në banesën e Gjanës 8 telefona dhe dy laptopë, në peonësi të saj, dhe të bashkëjetuesit të saj.
Ky i fundit, Renato Hristic ka marrë tendera nga AKSHI dhe po verifikohet mënyra se si i ka përfituar.
Ndërkohë emri i Gjanës ka dalë në bisedat e Ergys Agasit.
Ergys Agasi: (flet ne telefon) O mo vlla, hë ça bën mirë je ti… mirë, mirë. Shiko tashi, do të vi ERVINA se do të bëhet një aksion për disa falsifikime…”- thuhet në një pjesë të dosjes.
Kujtojmë se sa i takon kësaj çëshjte, drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është me masë sigurie “arrest shtëpie” ndërsa janë shpallur në kërkim dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.