Saimir Boshnjaku nuk do të jetë më në krye të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.
Ende nuk dihen arsyet që e çuan Boshnjakun të marrë këtë vendim, teksa dorëheqja i është dërguar zyrtarisht ministrit të Brendshëm.
Ai qëndronte në këtë detyrë prej 3 vitesh, teksa ka mbajtur prej vitesh detyra të rëndësishme brenda strukturave të Policisë së Shtetit.