Doli për gjah, por vret kushëririn/ Arrestohet autori i dyshuar i krimit në Bulqizë, tre të proceduar

Policia ka arrestuar 43-vjeçarin Flamur Kamberi, i cili akuzohet si personi që ekzekutoi me armë zjarri kushëririn e tij Vasil Kamberi në pyllin e fshatit Tërnovë në Bulqizë.

Autori i dyshuar, viktima dhe tre të tjerë kishin dalë për gjueti në pyll dhe 43-vjeçari dyshohet ta ketë qëlluar aksidentalisht kushëririn e tij.

Autoritetet theksojnë se tre personat e tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa janë sekuestruar katër çifte dhe disa fishekë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Prokurorinë, në vijim të hetimeve  të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël,   në Bulqizë,  arrestuan shtetasin Flamur Kamberi, 43 vjeç,   banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K., 33 vjeç; H.T., 42 vjeç; R.K., 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë.

Nga hetimet e kryera ka  rezultuar se shtetasi Flamur Kamberi, së bashku me shtetasin Vasil Kamberi (viktima), dhe shtetasit  A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasin Flamur Kamberi, ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit Vasil Kamberi, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.