Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ministri që Erion Veliaj kërcënonte në përgjimet e SPAK është Ulsi Manja, ministri i Drejtësisë.
Në përgjime, Veliaj shprehej se “do ta fshij në 7 breza ministrin që ma bëri kështu”, por nuk e thoshte emrin e tij, që sot është zbuluar nga kreu i Partisë Demokratike.
Lexo edhe: PËRGJIMET/ “Ministrin që ma bëri kështu, për 7 breza do ta fshij”, kë kërcënon Erion Veliaj?
Berisha u shpreh se Ulsi Manja ishte ai që i dha telefonin Veliajt, duke e futur në kurth që SPAK ta përgjonte dhe të rëndonte provat ndaj tij.
“Është Uluziu, se i tha ‘merre telefonin ti’. I tha pije helmin. I dha helmin. Atij mirë ia bëri, por t’i besosh Uluziut, që është standardi më…”, u shpreh Berisha kur u pyet se për cilin ministër fliste Veliaj.