Do pastronte paratë e “Cosa Nostra-s”, SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin dhe konfiskimin e 18 mln eurove

SPAK kërkon 13 vite burg për ish-biznesmenin, Rezart Taçi, i akuzuar për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Prokurori Klodian Braho kërkoi po ashtu konfiskimin dhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 18 milionë eurove të mafies italiane.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për tu arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

Rezart Taçi ndodhet në arrati që prej vitit 2021.

Kujtojmë që GJKKO ka dënuar me 10 vite burg shoferin Bledar Lilo dhe me 11 vite burg kunatin Artur Ballën, të cilët janë të akuzuar për “pastrim parash”.

Ata akuzohen se me biznesmenin Taçi transferuan 18.3 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, para që dyshohen se i përkasin organizatës mafioze Cosa Nostra.