Trump i shkruan Osmanit: Lidership i guximshëm për Kosovën, mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar një letër falënderimi ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në përfundim të mandatit të saj.

Në letër, Trump përmend punën e përbashkët që kanë bërë në kuadër të Bordit të Paqes ndërsa shton se mezi pret të bashkëpunojë përsëri me të në vitet në vijim.

Nga ana e saj, Osmani ka shprehur mirënjohje për letrën dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar se marrëdhënia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e fortë dhe e qëndrueshme.

Letra e plotë e publikuar nga Osmani:

Faleminderit për letrën tuaj shumë dashamirëse. Vazhdoj të admiroj lidershipin tuaj të guximshëm dhe vendimtar në emër të popullit të Kosovës.

Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore—veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë.

Ndërsa së shpejti do të largoheni nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim.

Zonja e Parë më bashkohet në përcjelljen e urimeve tona më të mira për suksesin tuaj të mëtejshëm.

Sinqerisht,

Donald J. Trump

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës