Dimër i shkurtër në Prill, dëbora zbardh Dardhën dhe disa fshatra të tjerë në Korçë

Pika turistike e Dardhës është zbardhur sërish nga dëbora edhe pse jemi në ditët e fundit të prillit.

Reshjet e dëborës kanë qenë prezente gjatë natës në lartësitë mbi 1000 m ndërsa mëngjesin e sotëm janë ndërprerë.

Sipas të dhënave trashësia e dëborës ka shkuar nga 5 deri në 10 cm, por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Reshje dëborë ka patur edhe në fshatra si Arrza, Sinica, por trashësia e borës ka qenë më e pakët.

Dëborë ka patur edhe në Mashkullorë e Shtyllë të Korçës dhe në majat e maleve të Voskopojës e Lekasit.

Dëbora ka sjellje ulje të temperaturave, por deri tani sipas specialistëve të bujqësisë nuk ka shkaktuar dëme në frutikulturë