Digjet një banesë private në Fier, tre zjarrfikëse në terren

Një banesë private në qytetin e  Fierit është  përfshirë  nga flakët . Ngjarja raportohet se ka ndodhur më mëngjesin e sotëm por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Pas telefonatës së marrë, zjarrfikësja dhe policia shkuan në vendngjarje, teksa u bë e mundur edhe shuarja e zjarrit.

Sipas raportimeve, shkak i këtij zjarri është bërë banori që banonte në atë shtëpi, i cili kishte ndezur zjarr me mbeturina për t’u ngrohur.