Digjet lokali i dasmave në pronësi të këngëtarit të muzikës popullore

Një zjarr i madh përfshiu një lokal dasmash pak pas mesdite në Markatomaj në Lezhë. Mësohet se fillimisht zjarri kishte nisur nga një sipërfaqe me shkurre, mirëpo për shkak të erës ka përfshirë dhe një magazinë, e më pas edhe lokalin e dasmave, i cili është në pronësi të këngëtarit të muzikës popullore Zef Beka.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë vendosur perimetrin e sigurisë, kanë evakuuar banorët e banesave përreth dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Për shkak të rrezikut, u devijua qarkullimi i automjeteve, në rrugën e vjetër