Dhunoi ish njerkën pas konfliktit për pronën, Apeli lë në “arrest shtëpie” djalin e Nehat Kullës

Gjykata e Apelit  ka lënë në arrest shtëpie djalin e Nehat Kullës (Gjenerali i bandës famëkeqe në Tiranë).

43 vjeçari Robert Kulla, ishte arrestuar për dhunë ndaj njerkës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Shkak për konfliktin është bërë pronësia për vilën e të ndjerit Nehat Kulla, që ndodhet në zonën e Tufinës në Tiranë.

Mësohet se të dy kanë certifikatë pronësie dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim. Sipas policisë rasti është i përsëritur dhe këtë herë ka kaluar edhe në vëtëgjyqësi, pasi Robert Kulla ka thyer çelësin e bravës së shtëpisë. Djali i Nehat Kullës akuzohet për tre vepra penale.

Gjykata e ka liruar sot nga burgu 43 vjeçarin duke i zbutur masën në arrest shtëpie.