Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar një ngjarje kriminale në fshatin Dukas në Patos, ku një 45-vjeçar ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen dhe e ka kanosur se do ta vriste.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku ai gjithashtu mbante pa leje një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimo ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit.
“Pas denoncimit të menjëhershëm të një 26-vjeçareje, Policia e Patosit ka ndërhyrë me shpejtësi dhe ka parandaluar ngjarjen kriminale. Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, ata kanë kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar autorin e dhunës, shtetasin I. R., 45 vjeç. Pas kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, së bashku me municionin përkatës, që ai e mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.