Që prej së mërkurës avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në koma, ndërsa mjekët sot po provojnë ta zgjojnë, duke pakësuar dozat e medikamenteve.
Mësohet se familjarët kanë paraqitur një kërkesë, pasi duan ta dërgojnë avokatin drejt Greqisë, për një trajtim më të specializuar.
Ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrin mjekët dhe nëse avokati është në gjendje për të udhëtuar drejt vendit fqinj.
Pas skanerit që iu bë ditën e sotme u konfirmua se edema në kokën e tij ka filluar të zvogëlohet.
Avokati mori plagë të rënda pasi u dhunua nga katër të rinj, të cilët e rrahën me grushta dhe me përforcues metalik.
Pas kësaj u zbulua se ngjarja kishte lidhje me një ish klient të Sokol Mëngjesit, i cili kishte porositur dhunimin e avokatit pasi nuk donte ta paguante atë sipas kontratës që kishin rënë dakord.