Detajet/ Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, njëri prej të rinjve pronar i linjës së autobusëve

 Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri nëpërmjet grupit kriminal është kryer sot nga policia, ku disa persona u arrestuan pranë zonës së TEG në Tiranë. Mësohet se grupi kriminal kryente këtë trafikim prej një viti drejt vendit tonë dhe prej tetë muajsh ishin vënë në përgjim. Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi ranë në prangat e policisë, të katërt nga Kosova.

Bëhet me dije se kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi në bashkëpunim me Edonis Thaçin i cili ka një linjë autobusi në pronësi, ngarkonin armët në autobusët e këtij të fundit. Nëpërmjet autobusëve të Thaçit bëhej transportimi i armëve drejt vendit tonë.

Qytetet ku ky grup kriminal ishte i fokusuar ishin kryesisht Tirana, Vlora, Saranda dhe Korça. Gjithashtu dyshime ka se armët e zjarrit transportoheshin edhe në Greqi për llogari të grupeve kriminale atje.