Deputetja e PD i kërkon llogari për ndërtimet në zonat e mbrojtura, ministrja Kumbaro: Eshtë shenjë emancipimi!

Në Kuvend sot u mbajt interpelanca me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, për ndërtimet në zonat e mbrojtur.

Deputetja demokrate Ina Zhupa e quajti Kumbaron ministre të ndërtimit sepse shqetësimi i saj i vetëm është ndërtimi në këto zona, ndërsa kërkoi përgjigje se perse mendon se Shqipëria nuk paska përfitime nëse profilizohet te turizmi natyror. Por ministrja Kumbaro u përgjigj se “nuk është e lehtë që në një vend të vogël, të kesh guximin të fusësh në zona të mbrojtura dhe të zhvillosh turizmin e ekonominë, . Është dhe shenjë emancipimi“. Ajo më pas kujtoi edhe marrëveshjen e huasë prej 77 milion dollarësh me Bankën Botërore.

Zonja Kumbaro ka precedent. E mbani mend pikën e vogël, e hoqi. Do ta bësh Shqipërinë të mbushur me pikëza betoni. Do ju drejtohem ministrja e ndërtimit, se shqetësimi juaj është ku të ndërtoni resorte, hotele me 5 yje,  vilat e oligarkëve me demek i shërbyekan turizmit. Si i shërben betoni mjedisit, s ii shërben mjedisit prerja e pyetjeve, shkatërrimi i lagunave, florës dhe faunës.Pse dënohet një njeri që pret pyje dhe një që vret kafshë, ndërsa njëri që pret mijëra pyje quhet investitor strategjik, apo sepse i pari nuk ka para ndërsa i dyti ka dhe i ndan me ju.Si është e mundur që ju si ministre, të mendoni se Shqipëria nuk paska përfitime nëse profilizohet te turizmi natyror, pse mendoni se është ai i resorteve në zona të mbrojtura? Pse duhet shteti të falë zonat e mbrojtura? Mi sqaroni këto pyetje”, tha Zhupa.

Nga ana tjetër ministrja Kumbaro u mbrojt duke thënë se vizioni i qeverisë është mbrojtja e zonave të mbrojtura ndërsa solli shembull marrëveshjen 77 milionë dollarëshe me BB për të gjithë sistemin e ujërave të zeza që derdhen në Vjosë.

“Duke e vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të rajonit, që nuk e kanë një ligj specifik. Mbrojtja e pasurive natyrorë të Shqipërisë ka qenë dhe është vizioni i kësaj qeveria. Nuk është e lehtë që në një vend të vogël, të kesh guximin të fusësh në zona të mbrojtura dhe të zhvillosh turizmin e ekonominë, nuk është e lehtë. Ky është vizion drejt zhvillimit të qendrueshëm dhe një shenjë emancipimi e maturie shoqërore e politike e vendit.”

Populli të cilit i drejtohem sot, që na ka votuar 3 herë resht, kërkon me të drejtë modele zhvillimi, hapësirë për punësim. 77 milionë dollarë është marrëveshja me BB për të gjithë sistemin e ujërave të zeza që derdhen në Vjosë. 488 km të Vjosës plus tre degët, i shpallëm park kombëtar përmes vendimmarrjes racione dhe bashkëpunimi shembullor me shoqërinë civile dhe ndërkombëtare”, tha Kumbaro.