Deputeti Isuf Çelaj i bindur: Kuksianët do të votojnë Emri Vatën, ai do i kthejë dinjitetin dhe krenarinë që rilindja ja u ka zvenitur

Deputeti dmeokrat Isuf Çelaj ka folur mëe bindje se në zgjedhjet e të dielës për Bashkinë e Kukësit, votuesit në Kukës do të votojnë masivisht kandidatin e opozitës, Emri Vatën.

Në fjalën e tij në Kuvend, teksa ka përmendur edhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët kuksianë për faj të kësaj qeverie, ai ka thënë se Emri Vata është i duhuri për t’u kthyer qytetarëve kuksianë krenarinë dhe dinjitetin që ua ka zvenitur rilindja.

Fjala e Isuf Çelaj në Parlament:

Sot në këtë seancë na është paraqitur nga qeveria për shqyrtim e miratim Projektligji “Për fondet e pensionit privat”……

Do të ishte më e moralshme për ju si mazhorancë qe te vendoste rritjen reale  të pensioneve per pensionistet shqiptare. Ata qe kane punuar nje jete dhe tani per shkak te paaftësisë suaj per te menaxhuar skemën e pensioneve, por edhe abuzimit me fondet publike, bëni indeksime qesharake, te pamjaftueshme per te përballuar rritjen e ushqimeve qe ka mese nje vit qe ka nisur dhe nuk ka te ndalur.

Ju po indeksoni pensionet me 8.6%.

Por a e dini ju se norma mesatare e inflacionit për ushqimet dhe pijet që prej muajit tetor 2022 ka arritur në 11.6%. Indeksimi i pensioneve nuk mbulon as inflacionin, ose thene ndryshe rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e jetesës ne vend.

Kjo eshte nje tallje qe po bëni me pensionistet, ata që meritojnë respekt dhe përkujdesje.

Pensioni mesatar në Shqipëri është 18 mijë lekë ndërkohë që paga minimale është 40 mijë lekë. Pra, një pensionist merr gjysmën e të ardhurave të atyre me pagë minimale. Por nëse 18 mijë lekë në muaj ju duken pak, një pjesë e pensionistëve marrin shumë më pak se kaq.

Një pensionist në fshat merr 10.612 lekë në muaj, ndërsa një pensionist në qytet merr mesatarisht 18.901 lekë në muaj.

Situata  është edhe më alarmante në  Kukës vendi ku varfëria është ulur këmbëkryq dhe emigracioni shihet si e vetmja forme mbijetese.

#Këtë të dielë me datë 24 Shtator janë zgjedhjet e jashtzakonshme për Kryetarin e kësaj bashkie dhe pyetja ime është se a mund të më thoni ju zoti Pandeli si përfaqësues i rilindjes atje dhe të gjithë ju si mazhorancë, se përse qytetarët kuksianë duhet ta votojnë kandidatin tuaj atje?

#Si keni kurajon dhe guxoni që tjua kërkoni votën atyre pas gjithë atij skandali të turpshëm të përfaqësuesit tuaj atje ku zyrën e shtetit e cila paguhet me taksat e qytetarëve kuksianë e përdhoset për faqen tuaj të zezë duke cënuar dinjitetin e krenarinë e kuksianëve virtyte për të cilat ata janë të njohur historikisht në shekuj!!

#Pasi jeni ju si mazhorancë që me politikat tuaja qeverisëse ndaj veriut në përgjithësi e Kukësit në veçanti i keni shkaktuar një nga plagët më të mëdhat që ka kapluar Shqiperinë në këto 10 vite të regjimit tuaj rilindas atë të Shpopullimit.

#Kukësi i listuar si qarku me i varfer ne vend rajon e Europe, Me nivelin e ulët të ardhurave per fryme krahasuar me Tiranen me një diference të madhe pasi sikur Tirana te qendronte ne vendnumero per zhvillimin ekonomik atehere Kukesit do to duheshin 20 vite per te arritur nivelin e te ardhurave për frymë qe ka Tirana sot!

#Ndaj te rinjte e Qarkut Kukes largohen nga varferia, por emigrimi e thellon varferine dhe ky eshte një rreth vicioz.#Mosha mesatare e popullsise se mbetur aktualisht eshte mbi 40 vjec

-#Kukesi ka pesuar tkurrje  të numërit të popullesise në masën 2,4% dhe kjo është shumë  e dhimbëshme!

#Ka rënë ndjeshëm numri i lindjeve.

#Kukesi është i vetmi qark pa arsim profesional.

#Në ditën e parë të shkollës në Kukës kete vit janë ulur në bankat e shkollave 245 nxënës më pak se vitin e kaluar, pasojë kjo e politikave rilindase të shpopullimit sistematik!

#Shembulli tipik eshte mbyllja nga qeveria e rilindjes e filialit te Universitetit të Tiranës të cilin qeverisja e PD e kishte hapur qe te rinjet e te rejat kukesiane te kishin mundesine te arsimoheshin ketu me nje kosto sa me te ulet per familjet kukesiane.

#Duke pare gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe sociale të kësaj zone me varferine eketreme e them me bindje që shpopullimi i Kukësit është një projekt i mirëfillët i qeverisë së rilindjes dhe kjo gjë dëshmohet çdo ditë, ku me dhjetra të rinjë kukësianë rrezikojnë jeten duke kaluar me gomone drejt Britanise.

#Paradoksi në këtë rast është se Kukësi ka densitetin më të lartë të burimeve natyrore të tilla si ato ne burimet energjetike, nga ku furnizohet i gjithë vendi, minierat e pasura të kromit e hekur-nikelit që shfrytëzohen sistematikisht, por qe nuk krijojne vlere te shtuar per ekonomine e banoreve.Pra Kukësi është i pasur e i bekuar nga perendia,por është i vjedhur nga qeveria.

#Kukesi ka mundesi te madhe per zhvillimin e turizmit pasi Zoti e ka bekuar me një natryrë malore fantastike si zonat e bukura te bjeshkeve e kullotave që presin mjëra turistë nga e gjithë bota,ë

#Sasite mëdha të bimëve medicinale,lëndëve drusore etj

#Pa harruar këtu edhe kapacitetet njerëzore të jashtëzakonshme, edhe megjithatë ky qark, vazhdon çdo vit të ketë renie ekonomike sistematike, duke thelluar edhe më tej diferencën me pjesën tjetër të vendit.

#Sot familjet kuksiane jane në nivelet e mbijetesës dhe një pjesë e mirë e tyre e përballojnë jetesën vetëm nga ndihëmat finaciare që marrin nga të afërmit në emigracion. Kjo situatë është një përjashtim social kolektiv, me pasoja të jashtëzakonshme për të sotmen dhe të ardhmen e këtij rrethi.

#Qeveria juaj po nxit zbrazjen e mëtejshme të këtyre zonave, teksa në asnjë moment që prej vitit 2013 që erdhi në pushtet nuk mendoi për Kukësin apo shumë zona të tjera te veriut që po braktisen çdo ditë nga njerëzit te cileve u është vrarë shpresa, dhe atyre që kanë mbetur këtu emisarët e sekserët rilindas rendin me vrap për tjua blerë votën gjënë më të shenjtë që ata kanë e bashkë me të edhe të ardhmen e fëmijëve, pa menduar për ta nesër, por jam i bindur se qytetarët e kuksianë këtë rradhë as nuk do të shiten e as nuk do të blihen dhe ata do tju ndëshkojnë me votë ju dhe përfaqësesit tuaj atje!

 #Prandaj sot nga kjo foltore kam një thirrje për socialistët e thjesht e të ndershëm kuksianë që  me datë 24 shtator tju injorojnë me indiferentizën duke u abondonuar për turpin e nxirjen e faqes që përfaqësuesit tuaj i kanë bërë Kukësit e kuksianëve!

#Kukesi ka nevojë për tja kthyer nderin, dinjitetin dhe krenarinë e nëpërkëmbur nga përafqësuesit e regjimit të Rilindjes atje, prandaj qytetarët kuksianë me datë 24 shtator do të votojnë kandidatin e opozites zotin Emri Vata ishoficer madhor i strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit,njeri korrekt, me vlera të larta njerëzore, fjalë pak e punë shumë, i cili do të jetë përfaqesuesi e avokati i tyre në zgjidhjen e halleve dhe problematikave të shumta që ata kanë si një shërbetor i perkushtuar e misonar fisnik i çdo njerit prej tyre!

#Ai do tja ktheje Kukësit e kuksianëve nderin,dinjitetin e krenarinë që rilindja ja u ka zvenitur!