Ka tërhequr denoncimin 15-vjeçarja në Kavajë, e cila akuzoi të atin e saj, Bledar Rokën, se kishte abuzuar seksualisht me të për 4 vite rresht.
Ajo është shprehur në polici se e ka bërë këtë veprim se i ka gjetur disa biseda në telefon.
“Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar seksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se gjykata la në burg sot babain, para tërheqjes së denoncimit.