Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” që GJKKO ka caktuar ndaj tij në lidhje me dosjen “Partizani”, ku ish-kryeministri akuzohet për korrupsion.
Në një konferencë për gazetarët jashtë dyerve të Prokurorisë së Posaçme, Berisha bëri një deklaratë të fortë ndaj Endri Fugës, që sipas tij është arratisur. Madje sipas Berishës, këshilltari i komunikimit të kryeministrit Edi Rama është thirrur në SPAK lidhur me restorantin e tij dhe pas dëshmisë së tij është arratisur.
Sipas Berishës, mediat nuk guxojnë të japin asgjë për arrestisjen e tij, siç pretendon kreu i demokratëve.
“Ku është Endri Fuga? Më thoni pak, si nuk gixoni të thoni një fjalë për të arratisurin. A e dini ju që është thirrur këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi”- u shpreh Berisha, që sipas tij, pasi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme dhe më pas ai është arratisur.