Debate të forta në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, PS braktis në mes mbledhjen

Marrja në pyetje e audituesit të KLSH, Bexhet Beqiri në Komisioni Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi është përplasur me nënkryetarin Plarent Ndreca ndërsa socialistët e braktisën në mes mbledhjen.

Më herët opozita kërkoi përjashtimin e anëtares socialiste Milva Ekonomi pasi është në konflikt interesi, sepse ka qenë drejtoreshë dhe është audituar nga KLSH për koncesionin e sterilizimit, por kërkesa u rrëzua.

Pjesë nga debati:

Ndreca: E para, ne i respektojmë institucionet kushtetuese dhe madje jemi këtu për të hetuar veprimtarinë e një institucioni kushtetues.

Vokshi: Për cilin institucion

Ndreca: Qeveria e republikës së Shqipërisë

Vokshi: Objekti i këtij organi të Kuvendit është hetimi i një veprimtarie të një institucioni kushtetues dhe po pyesi një institucion kushtetues, një auditees, dhe këtu nuk ka asgjë për të kërcyec kap pupthi sic po bëni ju. Unë do kisha mbaruar për 30 minuta nëse nuk do të kisha patur ndërhyrje

Ndreca:Në ligjin për komisionit hetimore, ke të drejtë për të pasur një avokat. Nëse t’i vlerëson se ke nevojë për ndihmë juridike, unë e ndërpres deri kur të më thuash të vijoj.

Vokshi: Kjo është një pyetje intimiduese

Ndreca: Jo jo nuk është aspak intimiduese. Mendoj se po thellon paligjshmërinë

Vokshi: Lëri komentet intimiduese

Zeqiri: Nuk më duhet avokati sepse nuk jam dëshmitarë.

Ndreca: Që të jesh i qartë, duhet të lexosh ligjin dhe jo kryetaren. Duhet t’i përgjigjesh pyetjeve të çdo anëtar. Nuk iu përgjigje pyetjes që ka dokument të brendshëm të KLSH që bën klasifikimin e dëmit ekonomik. Doni t’i përgjigjeni apo refuzoni

Zeqiri: Materiali për të cilin më keni thirrur, raportit të audititmit, i mbetem dhe fjalës dhe deklarimit. Pastaj të tjerat nuk kanë lidhje me këtë refuzoj t’i përgjigjem

Ndreca: Pyetjet që unë bëj kanë lidhje të drejtpërdrejt me raportin me përgjegjësitë tuaja institucionale dhe kushtetuese.

Vokshi: A ka mundësi pyetjet, lërini komentet