Chris LaCivita tregon personin që e solli në Shqipëri, i përgjigjet ashpër Ramës: Ja çfarë do t’i thoja po ta kisha përballë

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së PD dhe një nga strategët e fushatës elektorale të Presidentit të SHBA ka dhënë dje një intervistë për emisionin “Opinion” ku është pyetur në lidhje me pagesën që ai ka marrë nga Partia Demokratike, pasi do të udhëheqë fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.

LaCivita nuk tregoi shifrën që është paguar, por tha se pagesa do të bëhet në një moment tjetër.

E di që ligjet e kontratave janë miratuar nga avokatët e mijë, avokatet e partisë dhe këto shifra do të bëhen publike në një çast tjetër, pra ka një agjendë se kur do të publikohen. E kuptoj se disa njerëz duan të bëjnë pyetje të tilla, sidomos nga ana e Edi Ramës”- u shpreh LaCivita,

LaCivita u pyet se si PD arriti që ta kontaktojë dhe ta bind që të drejtojë fushatën e demokratëve. Ai tha përmes disa miqve të tij, të cilët kanë një mik të përbashkët, ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Fevziu: Si e zbuluat Shqipërinë? SI e zbuluat Partinë Demokratike të Shqipërisë?

LaCivita: Nëpërmjet miqve të përbashkët. Kam disa miq në kongres dhe në senat me të cilët ndajmë një mik të përbashkët. Fatmirin. U takuam në SHBA, te Unioni Ndërkombëtar i Konservatorëve. Isha duke mbajtur një fjalim aty. Filluam të diskutojmë për situatën në Shqipëri dhe disa prej pikave të përbashkëta midis Shqipërisë këtë vit dhe Amerikës vitin e shkuar. Kështu që ishte e lehtë…

Fevziu: Kishit ndonjë ide apo informacion për Shqipërinë përpara se të vinit këtu?

LaCivita: Po, para se të vija këtu doja të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur. Shpenzova mjaft kohë duke lexuar për kulturën dhe historinë në mënyrë që të kuptoja edhe situatën aktuale politike.

Gjatë intervistës, Chris LaCivita iu përgjigj ashpër akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi se ka ardhur në Shqipëri vetëm “për të fituar ca para”.

LaCivita tha se kjo deklaratë vjen pasi Rama nuk mbron dot dështimet e tij në 12 vite në pushtet.

“Edi Rama e thotë këtë gjë sepse nuk mbron dot 12 vitet e fundit si Kryeministër që ka shkatërruar çdo gjë. Nuk ka asgjë për të folur përveç se dështimeve të tij”- tha ai.

Por i pyetur nga gazetari Blendi fevziu se çfarë do t’i thoshte Ramës po ta kishte perballë, ai u shpreh: “Gjëja e parë që do ti thosha është që Shqipëria është një shtet shumë i bukur dhe do e përshëndesja. Është politikan, kam respekt për krerët e shteteve, edhe ju duhet të keni. Kaq mendoj”.

Ndër të tjera tregoi edhe me detaje rolin e tij në PD në këtë periudhë fushate.

Këshilloj kandidatët. Flas me doktor Berishën. Diskutojmë për strategjinë, diskutojmë për mesazhin dhe rëndësinë e mesazhit dhe rëndësinë e të qenit aktiv në terren e të folurit me votuesit në mënyrë që të sigurohesh që njerëzit do të votojnë. Në Shtetet e Bashkuara, Edi Rama dilte dhe i thoshte njerëzve që mos të votonin. E bën diçka të tillë sepse nuk e përballon dot votën e qytetarëve. Po përpiqemi që ti inkurajojmë njerëzit që të shkojnë të votojnë sepse ndjejmë që kjo do të ndihmoj doktor Berishën”- tha ndër të tjera Chris la Civita.