ÇËSHTJA GËRDECI/ SPAK kërkon të pyeten 52 dëshmitarë, mes tyre Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi

Në GJykatën e Posaçme është zhvilluar sot seanca e radhës për çështjen Gërdeci, ku fatkeqësisht nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 qytetarë, për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet nga SPAK për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Në këtë seancë, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të pyeten 52 dëshmitarë, mes të cilëve vetë Fatmir Mediu, ish-ministri Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në seancën e kaluar Fatmir Mediu hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe kërkoi të pyeten 90 dëshmitarë mes të cilëve edhe ish-ministrat Pandeli Majko dhe Ridvan Bode, por edhe zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, NATO dhe ish-ministra të Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.

Tashmë pritet që gjyqi ndaj Mediut të zgjatet edhe për disa vite të tjera, ndërkohë që familjarët e viktimave kërkojnë me ngulm dënimin e tij, pasi e akuzojnë si shkaktarin e tragjedisë.

LISTA E DËSHMITARËVE QË KËRKON SPAK: