Në Gjykatën e Posaccme vijon seanca për gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu përsa i përket çështjes “Gërdeci”, ku fatkeqësisht nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 qytetarë.
Mediu akuzohet nga SPAK për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Edhe pse më herët kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, ai ka hequr dorë, duke i paraqitur gjykatës nëpërmjet avokatit të tij kërkesën që gjykimi të zhvillohet normalisht.
Në shkresën drejtuar GJKKO, ai ka përfshirë edhe kërkesën që të merren në pyetje 90 dëshmitarë, mes të cilëve edhe ish-ministrat Pandeli Majko dhe Ridvan Bode, por edhe zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, NATO dhe ish-ministra të Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.
Tashmë pritet që gjyqi ndaj Mediut të zgjatet edhe për disa vite të tjera, ndërkohë që familjarët e viktimave kërkojnë me ngulm dënimin e tij, pasi e akuzojnë si shkaktarin e tragjedisë.
Kërkesa e Fatmir Mediut: