Një ditë pas çarjes së digës në hidrocentralin e Bunecit, policia thotë se ka nisur procedimi penal për administratorin, Vangjel Ngjelo. Policia thotë se janë referuar materialet në Prokurori për Ngjelën ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Çarja e digës në hodrecentralin e Bunecit shkaktoi disa dëme në banesa pasi u përmbytën dhe u bllokua rruga “Himarë-Sarandë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”– njofton policia.