Byrzylyk elektronik për refugjatët e paligjshëm në Britani

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka shtuar masat ndaj emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht nga Kanali me varka. 

Në një intervistë për Sky News ajo nënvizoi se një alternativë e mirë për refugjatët e paligjshëm është përdorimi i byrzylykëve elektronikë që di të parandalojë zhdukjen e emigrantëve që strehohen në qendrat e paraburgimit. 

“Sapo kemi miratuar një legjislacion historik në formën e Aktit tonë të Migrimit Ilegal që na fuqizon të ndalojmë ata që mbërrijnë këtu ilegalisht dhe më pas t’i largojmë me shpejtësi në një vend të sigurt si Ruanda. Kjo do të kërkojë një fuqi për t’i ndaluar dhe në fund kontrolluar ata njerëz. Ne duhet të ushtrojmë një nivel kontrolli nëse duam t’i largojmë ata nga Mbretëria e Bashkuar dhe po shqyrtojmë një sërë opsionesh për të mbërritur këtu. Britania e Madhe ka një kapacitet ekzistent largues prej disa mijëra qelish paraburgimi. Ne do të punojmë intensivisht për ta rritur atë, por është e qartë se po shqyrtojmë një sërë opsionesh të gjitha opsionet për të siguruar që ne kemi atë nivel kontrolli të njerëzve, në mënyrë që të pengojmë ata që mund të rrjedhin përmes sistemit tonë me shpejtësi,” tha Braverman.

Ditë më parë u bë publik numri e azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar, ku dukej se në vitin 2022 ishte thyer rekordi e një dekade, ndërsa ishin refugjatët shqiptarë ata që mbanin vendin e parë për kërkesat e bëra.