GJKKO ka caktuar masën e “arrestit me burg” për Klajdi Zhillën, inspektorin e IMT-së, i cili akuzohet se mori 1 mijë euro për të mos hequr një tendë lokali në Kombinat.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Hapësira publike”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
Zhilla akuzohet mori 1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në zonën e Kombinatit, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe inspektori tjetër, Geraldo Fuçia.
Në momentin që policia ndërhyri ai arriti që të largohej me automjetin e tij tip “Audi”, ndërkohë që më 30 gusht, i shoqëruar nga avokati i tij Andi Seferi, ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.
Para uniformave blu ai tha se nuk e dinte që ishte shpallur në kërkim dhe se lajmin e mori përmes medias.