Bulqizë, 18-vjeçari plagos me thikë 25-vjeçarin

Një 25-vjeçar është plagosur mbrëmjen e të shtunës në fshatin Osten të Bulqizës.

Besnik Kurti është goditur 5 herë me thikë duke marrë plagë të rënda në trup, ndërsa autori i dyshuar i krimit sipas uniformave blu, është një 18-vjeçar i identifikuar si Aranit Alushi.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar në gjendje kritike.

I lënduar ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ndërhyri për të shuar konfliktin.