“BOMBA” NGA RUMANIA/ Politikanë e biznesmenë shqiptarë janë filmuar në orgji! Festat i organizonte e dashura e këshilltarit të Ramës, e lidhur me “Sinaloa-n”

Një skandal i madh është publikuar nga televizioni rumun “Romania TV”, i cili raporton se ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë, Florian Coldea, dyshohet të jetë i lidhur me organizatën “Sinaloa”, e njohur për trafikimin e lëndëve narkotike nga Meksika në Europë.

Por Florian Coldea është një emër i njohur edhe në Shqipëri, pasi rezulton të jetë këshilltar i jashtëm për sigurinë i kryeministrit Edi Rama. Sipas kësaj media, Marina Pandarof, e dashura e Florian Coldea, ishte anëtare e organizatës Sinaloa, që trafikonte drogën nga Meksika në Shqiëpri, dhe më pas drejt Rumanisë.

Por Maria Pandarof kishte edhe një detyrë tjetër, të organizonte festa dhe orgji për politikanët dhe biznesmenët në Shqipëri. Madje, ajo i filmonte dhe videot ia jepte të dahsurit të saj, Florian Coldeas, i cili më pas i përdorte për shantazhe.

Nga hetimet, në skenë del edhe Dorian Duçka, i cili ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Coldean dhe sipas medias rumune, është ai që bënte lidhjet mes Coldeas dhe bosëve të krimit shqiptar, të cilët më pas Coldea dhe Marina Pandarof të vendosnin themelet e një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Rumani.

“Florian Coldea është parë në restorante dhe hotele në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë takimeve me politikanë, biznesmenë apo persona të tjerë kontrovers. Në vitin 2020, në shtypin shqiptar doli një artikull për praninë e tij atje. Gjenerali Coldea u takua me politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë në mars 2020 në Tiranë. Nuk dihet se çfarë bënte Coldea në Tiranë, pasi punët e fshehta dhe në hije janë çështje të profesionit të tij”, shkruan media rumune.

Ai u kthye sërish në Shqipëri 1 vit më vonë, ku mori pjesë në një  event në fushën e softuerit të quajtur Code Camp. Florian Coldea, i cili u paraqit si ekspert i sigurisë kibernetike, hapi listën e folësve kryesorë.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, Coldea bëri atë që di më së miri: depërtoi thellë në nëntokën e mafies në Shqipëri dhe bëri një sërë lidhjesh dhe lidhjesh të rrezikshme me mjedise të ndryshme korruptive nga majat e mjedisit kriminal dhe politik në Shqipëri”, thotë Romania TV.

Pjesë nga reportazhi i Romania Tv:

Coldea ishte në kontakt me Dorian Duçka, i besuari i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Shqipëria është e famshme për faktin se bandat shqiptare kanë zhvilluar “industri” reale të armëve, alkoolit, kontrabandës së cigareve dhe naftës, trafikut të drogës dhe prostitucionit. Sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine sillen në Shqipëri, ku shpërndahen në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas transportohen në Perëndim.

Dhe ky Dorian Duçka njihet për gazetarët shqiptarë si njeriu që ndihmon kryeministrin Edi Rama në marrëdhëniet e tij me biznesin dhe mjedisin kriminal shqiptar.

Për shkak të afërsisë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, karriera e Dorian Duçkës nuk ka qenë pa polemika, pasi dyshohet për dy raste korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar. Megjithatë, nuk konstatova se ai ishte hetuar në ndonjë dosje të hapur në emër të tij në gjykatat shqiptare apo ndërkombëtare.

Sipas një raporti të forcave meksikane kundër drogës të botuar në shtator 2022 në gazetën meksikane “El Universal”, Karteli Sinaloa – më parë nën udhëheqjen e famëkeqit Joaqun “El Chapo” Guzmán – formoi një partneritet me mafian shqiptare, e cila lejoi trafikantët meksikanë të fillonin të pastronin shuma të konsiderueshme parash në Shqipëri.

Sipas autoriteteve meksikane, kreu i kartelit, Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar marrëdhënie të ngushta me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, biznesmenë të njohur shqiptarë me lidhje në nivel qeveritar. Lidhjet e tyre në nivel qeveritar janë pikërisht ata që mendoni, Dorian Ducka, njeriu i kryeministrit Edi Rama.