Bllokuan seancën plenare dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore, PS kërkon përjashtime rekord të deputetëve opozitarë

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës, të cilët nuk lejuan zhvillimin normal të seancës plenare dhe mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Emrat e opozitarëve të dërguar në Sekretariatin e Etikës janë: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Cela, Tritan Shehu, Lefter Geshtenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykhashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj. Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.

Nëse “Etika” do të pranojë kërkesën e grupit parlamentar socialist, atëherë ky do të ishte një  përjashtim rekord për politikën shqiptare.

Për më shumë se 3 muaj deputetët opozitarë nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave plenare, duke përdorur tymuese, zhurmues dhe mjete të tjera. Pjesa më e madhe e tyre janë përjashtuar disa herë nga Komisioni i Etikës, ndërkohë që sipas ndryshimeve të fundit në rregullore, tashmë ata mund të përjashtohen deri në 60 ditë.