Bllokohet Pika Kufitare e Qafë Prushit, banorët e Hasit dhe Tropojës protestë për rikonstruksionin e rrugës

Banorët e Hasit dhe Tropojës kanë kanë dalë sërish në protestë për rikonstruksionin e rrugës Kam – Qafë Prush, me një gjatësi rreth 20 km.

Ky aks u shërben mbi 2 mijë banorëve, të cilët detyrohen çdo ditë të kalojnë një rrugën e amortizuar dhe me gropa, teksa prej 30 vitesh marrin premtime të ndryshme nga politikanët.

Sot, ata kanë bllokuar edhe Pikën Kufitare të Qafë Prushit në Has, në shenjë proteste, teksa në vendngjarje janë edhe forca të shumta policie që tentojnë t’i largojnë.

Rruga është ndërtuar që në vitin 1938, por që prej tij viti, askush nuk ka ndërhyrë më, duke e lënë në gjendje të mjerueshme.