BKH filmon zyrën e Gjicit,është e njëjtë me pamjet që shfaqet në video. SPAK sekuestron disa kamera në Kukës

Elton Qyno

Zyra e Kryetarit të Bashkisë Kukës, ku ushtronte detyrën kryebashkiaku, Safet Gjici, është fotografuar dhe filmuar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Veprimi hetimor është kryer për të bërë një ekspertizë ligjore, të pamjeve filmike që u shfaqën në rrjetet sociale me ato që ka filmuar SPAK.

Nga një inspektim i thjeshtë që oficerët e BKH-së kanë kryer në bashkinë e Kukësit, rezulton se ambjentet janë të njëjta, dhe bëhet fjalë se videoja, ku shfaqet Safet Gjici dhe Alma Kaçi në moment seksuale, është filmuar në zyrën personale të Kryetarit të Bashkisë.

Njëherësh, oficerët e BKH-së kanë tërhequr dhe pamjet filmike të kësaj bashkie, ku dukshëm dallohet Alma Koçi, e cila ka shkuar paditen e 6 qershorit në ambjentet e bashkisë dhe ka hyrë në zyrën e kryebashkiakut,  Safet Gjici.

Pas disa minuta qëndrim brenda në zyrë, sërisht Alma Kaçi, ka dalë nga ambjentet e bashkisë, duke qëndruar më pas në ambjentet e një kafeneje.

SPAK dhe BKH-ja,kanë sekuestruar disa pamje filmike të bizneseve në Kukës, ku shfaqet silueta e Alma Laçit me persona të tjerë dhe në shoqërinë e kryebashkiakut të Kukësit.

40-vjeçaria dhe vetë Safet Gjici, kanë pranuar marëdhënien seksuale që kanë pasur me njëri-tjetrin, ndërsa e gjitha është kryer në ambjentet e institucionit shtetëror.

Pritet që SPAK, të rimarë sërisht në pyetje Alma Kaçin, për të mësuar mbi detajet dhe motivet e filmimit të skenës erotike dhe transferimit të videos në persona të tretë.