Bie regjimi i Maduro-s në Venezuelë/ Shehaj: Kush sfidon Perëndimin, betejën e ka të humbur!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ndarë një video nga zhvillimet në Venezuelë, ku shprehet se rënia e regjimit të Nicolás Maduro-s është një dëshmi se autokracitë nuk janë të përjetshme.

Shehaj thekson se kush sfidon Perëndimin betejën e ka të humbur, duke shtuar se autokratëve, sado pushtet të kenë, një ditë u vjen fundi.

“Bie regjimi i Maduros në Venezuelë.

Kush sfidon Perëndimin, betejën e ka të humbur. Autokratëve, sado pushtet të kenë, një ditë i vjen fundi” – shkruan Shehaj mbi një video që shfaq aksionin e forcave amerikane në Venezuelë.