Besmir Beja është emëruar ditën e sotme në pozicionin e drejtorit të ri të përgjithëm të Doganave.
Beja zëvendëson në këtë post, Gent Gazhelin, i cila ka qëndruar për 5 vite në krye të Doganave.
Gazheli është emëruar i zv.ministër i Mjedisit. Sa i takon Besmir Bejës, ai ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se Gentian Kerri është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.
Njoftim për Mediat:
Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.
– Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.
– Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
*Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
– Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave